Basketboll

FINALJA E DYTË NË RAHOVEC

Prishtinë (AsistiOnline) – Është vendosur edhe dita dhe ora e finales së dytë në ”Play Off”-in e Superligës së Basketbollit Kosovar.

Në ndeshjen e dytë, Rahoveci mirëpret në ”Mizahir Isma” skuadrën e Prishtinës e cila triumfoi në ndeshjen e parë të luajtur të enjtën në Prishtinë.

Skuadra e Rahovecit do të kërkojë revanshin ndaj Prishtinës shumë të motivuar, pas fitores në Prishtinë. Në anën tjetër, kryeqytetasit udhëtojnë në Rahovec vetëm për fitore dhe për ta shtuar serinë e fitoreve në 2-0.

Ndeshja nis të dielën në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën e ekskluziviteteve, Art Motion që po bën revolucion në basketbollin kosovar. Ndeshja transmetohet edhe në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.