Basketboll

GOGA BASKET FITON NDAJ TEUTËS, BARAZOHET SERIA FINALE NË SHQIPËRI

Prishtinë (AsistiOnline) – Goga Basket ka barazuar serinë finale ndaj Teutës, rivalit lokal nga qyteti i Durrësit, në finalen e Kampionatit Shqiptar në Basketboll.

Ekipi i Goga Basket, ka arritur fitore ndaj Teutës sonte minimalisht krejt në sekondat e fundit të ndeshjes 72-73, për të barazuar serinë finale në 1-1.

Në fitoren e Goga Basket, sonte kontribuesi kryesorë ishte ish-lojtari i Bashkimit të Prizrenit në stinorin e kaluar, amerikani Aaron Moss që realizoi double, doube fenomenalë(21pk, 15krc), ndërsa u dalluan edhe Kevin Allen me 13 pikë, si dhe Milic me 11 pikë.

Tek Teuta nuk mjaftuan për fitore, double, double i Endrit Hysenagollit(14pk, 25krc), CJ Wilson me 13 pikë, si dhe Genti Lasku me 10 pikë.

 

Komentet janë të mbyllura.