Basketboll

GOGA BASKET MPOSHT TEUTËN, MERR EPËRSINË FINALE

Prishtinë (AsistiOnline) – Goga Basket ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj Teutës së Durrësit(79-70), për ta marrë kështu avantazhin e fitoreve në 2-1.

Goga Basket e ka dominuar në tërësi takimin e sotëm ndaj Teutës, duke shënuar fitore të madhe dhe duke iu afruar titullit të kampionatit shqiptarë.

Tash seria finale e fitoreve bartet në anën e Goga Basket 2-1 dhe ndeshja e katërt luhet në mesjavë.

Komentet janë të mbyllura.