Basketboll

WARRIORS ME NJË KËMBË NË FINALE, MPOSHTIN PËRSËRI PORTLANDIN

Prishtinë (AsistiOnline) – Kampionët aktual të NBA-së, Golden State Warriors nuk e kanë pasur problem fitoren as në ndeshjen e tretë radhazi ndaj Portlandit.

Warriors në fakt kanë hasur në telashe ndaj Portlandit në pjesën e parë, sepse kjo pjesë lojë u mbyllë me epërsi konstante të Portlandit 66-53.

Por në pjesën e dytë, kampionët ndezën ‘turbinat’ dhe përmbysën rezultatin duke fituar në fund 99-110.

Për fitoren e tretë radhazi të Goldenit u përkujdesën, Draymond Green që realizoi shifrat magjike në basketboll, triple-double(20pk, 13krc, 12ast) i zakonshmi Steph Curry me plotë 36 pike, si dhe Klay Thompson shtoi 19 pikë.

Tek Portlandi s’mjaftuan për fitore, Cj McCollum me 23 pikë dhe as Damian Lillard me 19 sosh.

Me këtë fitore, Golden State Warriors rrit avantazhin e serisë finale në 3-0 dhe i duhet vetëm edhe një fitore për kalim në finalen e përgjithshme.

Komentet janë të mbyllura.