Basketboll

HISTORIKE: TORONTO RAPTORS KAMPIONE E NBA-SË

Prishtinë (AsistiOnline) – Toronto Raptors është kampione e re dhe historike e NBA-së.

Raptors për herë të parë në histori të klubit janë shpallur kampionë të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Raptors në finale kanë mposhtur, Golden State Warriors ekip i cili deri tani e kishte epitetin e kampionit, por mbrojtjen e titullit nuk ua lejoi Kawhi me shokë.

Sa i përket ndeshjes së 6-të finale dhe vendimtare, ishte tejet e baraspeshuar por Toronto i fitoi të dy çerekët e parë edhe pse minimalisht(32-33, 25-27), në pjesën e dytë Warriors reaguan dhe e fituan këtë periodë duke shënuar 5 pikë më shumë se kundërshtari(31-26), kjo bëri që Warriors në çerekun e fundit të hynin me +2, por kështu nuk mendoi Toronto që ndezi turbinat dhe arriti që ta fitonte çerekun e fundit(22-28) duke arritur fitore historike në fund me shifrat 110-114.

Për këtë fitore që Torontos ia solli titullin u përkujdesën: Kyle Lowry me double, double(26pk, 10 ast), Pascal Siakam luajti poashtu me double, double identik(26pk, 10 krc), si dhe u dalluan, VanVleet e Leonard me nga 22 pikë.

Tek tashmë ish-kampionët s’mjaftuan për fitore,  Klay Thompson me 30 pikë e Iguodala me 22 sosh.

Me këtë fitore, Toronto Raptors shpallet kampione për herë të parë në histori të NBA-së, duke bërë që për herë të parë titulli i NBA-së të mbetet jashtë SHBA-ve.

https://m.youtube.com/watch?v=X4USsy7RWN8

Komentet janë të mbyllura.