Basketboll

SUPER – EKSKLUZIVE: DRILON HAJRIZI ËSHTË BASKETBOLLIST I LIRË, JA KU SYNON TË LUAJË SEZONIN E ARDHSHËM  

Një nga basketbollistët më të mirë në Kosovën e pasluftës, mitrovicasi Drilon Hajrizi mometalisht është basketbollistë i lirë pasi ka përfunduar kontratën me KB Bashkimi.

Asistionline.com sapo e kontaktoi Drilonin dhe ai në menyrë ekskluzive zbuloi disa synime të tij gjatë këtij pushimi veror.

Ish-basketbollisti i skuadrave kosovare KB Trepça, KB Peja dhe KB Prishtina dhe KB Bashkimi deklaroi se është duke u kërkuar më të madhe nga skuadrat elitare në basketbollin tonë mirëpo ai synon që sezonin e ardhshëm të luajë në ndonjë kampionat jashtë Kosovës.

Hajrizi foli poashtu edhe fotografinë që është duke qarkulluar në rrjetet sociale me Samir Zekiqin dhe Musab Malën duke shtuar poashtu se nuk ka pasur asnjë kontakt për ndonjë rikthin të mundshëm të KB Trepça.

“Momentalisht jamë lojtar i lirë pasi kam përfunduar kontratën me Bashkimin. Jam duke stërvitur për ta mbajtur vetëm në formë. Për sezonin e ardhshëm jam duke tentuar të gjejë angazhim në ndonjë skuadër të huaj dhe me këtë punë është duke u marrur kompania XXL dhe zyrtarët e saj Robert Jablan dhe Arben Nixha. Këto ditë me kanë kontaktuar shumë skuadra një nga ato skuadra që më kanë kontaktuar është edhe një skuadër japoneze. Kohëve të fundit ka pasur shumë spekulime edhe në media për një rikthim te KB Trepça pasi të gjitha bazoheshin ne fotografinë gjatë stërvitjeve me Samir Zekiqin dhe Musab Malën, por unë ju them shumë sinqerisht që nuk kam pasur asnjë kontakt”, tha ekskluzivisht për Asistionline.com, Drilon Hajrizi.

Komentet janë të mbyllura.