Basketboll

EKSKLUZIVE: ERJON KASTRATI OFERTOHET NGA KLUBET KOSOVARE

Prishtinë (AsistiOnline) – Njëri ndër basketbollistët më të mirë kosovar, Erjon Kastrati ka folur në një intervistë ekskluzive për AsistiOnline.

Kastrati që aktualisht luan tek skuadra e fuqishme e basketbollit slloven, Petrol Olimpia, ka folur në pika të shkurta për karrierën e tij.

Erjoni fillimisht tregoi për statusin që ka ai si lojtarë dhe për kontratën që ka me Olimpian.

“Fillimisht t’ju them të drejtën kontratë me Olimpinë kam edhe vitin e ardhshëm. Para disa ditësh ka ardhur deri tek bashkimi i dy klubeve, Olimpia dhe Cedevita dhe statusi i lojtarëve të të dyja ekipeve pritet të dihet javën e ardhshme, andaj deri atëherë të presim”.

Në vazhdim Erjoni foli për stinorin e ri që e pret dhe se a do të pranonte të luante në Kosovë.

“Sa i përket të ardhmes sime, kam oferta edhe nga jashtë por edhe nga klubet e Kosovës dhe do i lë të gjitha opsionet e hapura. Mirëpo deri sa të zgjidhet statusi me klubin që kam kontratë, nuk mund të di asgjë dhe më duhet të pres”.

Krejt në fund, Erjoni foli për Përfaqësuesen kosovare duke qenë optimist për ndeshjet kundër Luksemburgut dhe Britanisë.

“Vitin e fundit me Reprezentacion ka pas shumë lëndime kështuqë për Gusht e kam vetëm një dëshirë, te jemi komplet dhe të gatshëm. Karakteri i bashkëlojtarëve dhe dëshira për sukses me Kosovën gjithmonë ka me qenë në nivelin më të lartë”, tha Kastrati në fund për AsistiOnline.

Komentet janë të mbyllura.