Basketboll

EKSKLUZIVE: NJË TRAJNER KAMPION PËR RAHOVECIN NË CHAMPIONS

Prishtinë (AsistiOnline) – Trajneri që bëri histori me skuadrën e Bashkimit të Prizrenit, Dragan Radovic është afër të rikthehet në Kosovë, por kësaj radhe jo në Prizren, por aty diku afër.

Dragan Radovic me shumë gjasa pritet të drejtojë ekipin e Rahovecit në stinorin e ri, merr vesh ekskluzivisht, AsistiOnline nga burime të sigurta pranë klubit rahovecas.

Radovic në stinorin 2017/18, kishte arritur që me Bashkimin e Prizrenit të shpallej kampion i Kosovës, ndërsa kishte arritur edhe në finale të Ligës Ballkanike si dhe në finalen e Kupës së Kosovës.

Në stinorin që po e lëmë pas, Radovic ka punuar në kampionatin rumunë me ekipin Phoenix Galati. Ndërsa më parë ka drejtuar ekipe si: Teodo, Ulcinj, Lovcen dhe Bashkimi.

Rahoveci sivjet po synon të luajë në arenën ndërkombëtare, konkretisht në kompeticionin prestigjioz, Champions League, duke i bërë edhe kërkesë zyrtare bordit të garës. Nëse nuk i miratohet këtu, Rahovecin do ta shohim në FIBA Europe Cup.

Komentet janë të mbyllura.