Basketboll

LËVIZJET E FUNDIT NË MERKATON E EUROLEAGUES

Prishtinë (AsistiOnline) – Skuadrat pjesëmarrëse të garës më të fortë të basketbollit në Evropë, asaj të Euroligës po vazhdojnë me përforcime para edicionit të ri.

AsistiOnline.com ju sjellë risitë e fundit me lojtarë, që kanë bërë skuadrat së fundmi për ti forcuar radhët e tyre.

MVP i stinorit të fundit me Baskonian në Spanjë, Nico Laprovittola ka nënshkruajtur me Real Madridin.

Baskonia ka nënshkruajtur me lojtarin e Besiktash, Michael Eric.

Anadolu Efes ka nënshkruajtur me amerikanin Alec Peters. Ky i fundit vije nga kampionë e Euroligës, CSKA Moska.

Dairis Bertans ka nënshkruajtur me skuadrën ruse, Khimki Moska. Bertans vije nga skuadra e Armani Milanos.

Olimpiakosi i Greqisë ka nënshkruajtur me fundorin, Augustine Rubin që vije nga skuadra gjermane, Brose Bamberg. Si dhe me amerikanin tjetër, Brandon Paul që vije nga Anadolu Efes.

Skuadra serbe, Crvena Zvezda ka nënshkruajtur me amerikanin James Gist që së fundmi luajti tek Panathinaikos. Serbët kanë nënshkruajtur edhe me serbin, Ognjen Kuzmic nga Real Madridi.

CSKA Moska ka nënshkruajtur me Janis Strelnieks që vije nga skuadra e Olimpiakos.

Nikola Mirotic ka zyrtarizuar kalimin tek Barcelona. Ndërsa me blaugranët ka vazhduar kontratën edhe Thomas Heurthel.

Nando De Colo ka kaluar nga CSKA-ja, tek Fenerbahçe.

Komentet janë të mbyllura.