Basketboll

FENERI TRANSFERON LOJTARIN KRYESORË TË BAYERNIT

Prishtinë (AsistiOnline) –Fenerbahçe Beko që është ndër skuadrat më të fuqishme në basketbollin evropian viteve të fundit, ka bërë edhe një goditje të bujshme në merkato.

Së fundmi, skuadra e prirë nga Zhjelko Obradoviç ka transferuar në radhët e veta, amerikanin Derrick Williams që së fundmi ishte lojtar i skuadrës gjermane, Bayern.

Williams ishte ndër individët kryesorë të Bayernit në stinorin e fundit, që skuadra gjermane e zhvilloi në Euroligë dhe sigurisht që edhe për Fenerin pritet të jetë një forcë e rëndësishme për ekipin turk.

Komentet janë të mbyllura.