Warning: Constant WP_MEMORY_LIMIT already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 94

Warning: Constant WP_DEBUG already defined in /home/asistion/public_html/wp-config.php on line 95
PËRFUNDON TURNEU I PRISHTINËS, AIR SUN FRAGMENTS FITUES TË GARËS – AsistiOnline
Basketboll

PËRFUNDON TURNEU I PRISHTINËS, AIR SUN FRAGMENTS FITUES TË GARËS

Prishtinë (AsistiOnline) – Ka përfunduar dita e parë e turneut të Streetball Kosova 2019, njëherazit jubilar i 20-ti në vendin tonë.

Në turneun hapës që u mbajtë në kryeqytetin kosovar të Prishtinës, në një organizim fenomenal dhe plotë, muzikë, diell e kënaqësi nisi gara me 9 ekipe të cilat dhuruan show, me lojën e tyre fenomenale të cilën e shfaqën përgjatë tërë ditës.

Në turneun e Prishtinës që u mbajt sot morrën pjesë 9 ekipe, prej tyre 8 vendore dhe një ekip i huaj, konkretisht nga Maqedonia Veriore që krejt në fund edhe e fitoi turneun. Skuadrat pjesëmarrëse të ditës së sotme ishin: Air Sun Fragments, Alba Eletrica Kosova, Air Force One, Looney Tuns, Gjen 021, Kerasan, KEQERAT, O2, 3S Only.

Të gjitha këto ekipe ishin të ndara në 3 grupe. Në grupin A, ishin ekipet: Air Sun Fragment, 3S Only dhe Alba Eletrica Kosova. Në grupin B, ishin ekipet: Air Force One, Looney Tuns dhe 02. Dhe në grupin C, ishin këto ekipe: Gjen 021, Kerasan dhe ekipi Keqerat.

Në fazën e grupeve secili ekip luajti nga dy ndeshje.

Në grupin A, ekipi maqedon Air Sun Fragment përfundoi si lider me 2 fitore nga dy ndeshje të luajtura, përderisa 3S Only nga dy ndeshje, shënoi një fitore dhe pësoi një disfatë. Ndërsa pa fitore në grupin A, mbeti Alba Eletrica Kosova që nga dy ndeshje të zhvilluara pësoi dy humbje.

Në grupin B, Air Force One poashtu shkoi me bilanc të qindë për qindë nga dy ndeshje arriti dy fitore, përderisa ekipi i ranguar si i dyti, Looney Tuns, një herë fitoi e një herë pësoi dhe ekipi i 02 nga dy ndeshje pësoi dy disfata.

Krejt në fund, në Grupin C, Gjen 021 arriti liderin e tabelës me dy fitore nga dy ndeshje, përderisa si i dyti përfundoi ekipi i Kerasanit me një fitore e një humbje. Dhe si i fundit në grupin C, përfundoi ekipi i Keqerave me 2 ndeshje të zhvilluara dhe dy humbje.

Nga faza e grupeve, dolën katër ekipet gjysmëfinaliste të super-turneut të parë në Prishtinë që me të vërtetë sot ishe i jashtëzakonshëm dhe me plotë ndeshje interesante e dinamike por edhe me shumë ngulitje akrobatike, sidomos nga lojtarët si, Arian Memeti por edhe Kujtim Ujkani që ishin të jashtëzakonshëm. Por edhe lojtarët si Besfort Syla, Hristijan Ristov, Arti Hajdari, Arbnor Haliti, por edhe Robert Pajaziti që bombardonin me treshet e tyre.

Në gjysmëfinalen e parë u takuan, Air Sun Fragment nga Maqedonia Veriore dhe Gjen 021, kjo ndeshje me të vërtetë ishte tejet interesante, por dallimi kryesorë në ekipe ishte përvoja e maqedonëve dhe shtatëlartësia e tyre dhe në fund Air Sun Fragment arritën fitore në gjysmëfinale 22-11 për të kaluar në finale.

Në gjysmëfinalen e dytë u ndeshën dy ekipe të cilët dhuruan edhe më shumë spektakël se se gjysmëfinalja e parë. Air Force One të prirë nga Arti Hajdari mposhtën ekipin e Kerasan që kishte në përbërje edhe lojtarin gjakovar që lun në Galatasaray, Roni Koshi. Në këtë gjysmëfinale më të mirë dolën Air Force One, për ta kapur finalen e madhe të Prishtinës, ary ku i priste skuadra e Air Sun Fragment.

Dhe krejt në fund, super-finalja e madhe e Prishtinës. Air Sun Fragment përballë Air Force One, dy ekipe të cilat për ka përbërja realisht kishin lojtarë shumë kualitativë në radhët e tyre.

Në këtë finale që përveq lojës së bukur u mblodhën edhe shumë e shumë adhurues të kësaj loje magjike por edhe qytetarë të thjeshtë për ta ndjekur ndeshjen, rrjedha e lojës ishte tejet interesante. Fillimisht ndeshjen më mirë e nisën skuadra kosovare, Air Force One që bombardonte me dyshet e Arti Hajdarit, ndërsa maqedonasit të shtangur. Por në fraksionin e dytë të lojës, ekipi maqedonas që në përbërje kishte gjigantin Marko Dujkov nën trapez dhe nuk lejonte shënime nga kosovarët në brendi e në anën tjetër me treshet e Hristijan Ristov arriti që ta rikthente finalen në anën e tyre dhe duke fituar krejt në fund me rezultatin e ngushtë 21-16.

Me fitoren e Air Sun Fragment nga Maqedonia Veriore edhe përfundoi turneu i Prishtinës. Duke bërë që skuadra maqedonase tash të plasohet në Super-finalen e madhe të Streeetball Kosova 2019 që do të rikthehet përsëri në Prishtinë më datën 28 Korrik, për ta mësuar emrin e fituesit të komplet edicionit të sivjetm në Streetball Kosova 2019.

Ndërsa ju të dashur adhurues të Streetbollit, mos harroni dhe nesër ejani në Gjakovë tek shkolla e muzikës “Prenk Jakova” sepse nesër destinacioni do të jetë aty.

Shihemi te veni 🔥🏀🔥

 

Komentet janë të mbyllura.