Basketboll

NDESHJET E SUPER-FINALES SOT, PËRPOS ART MOTION I TRANSMETON EDHE KLAN KOSOVA

 Edicioni i 20-të dhe njëherazit jubilar i Streetball Kosova 2019, sivjet nuk është ndaluar me befasi dhe ekskluzivitete.

Kësaj radhe Platforma më atraktive në vendin tonë, Art Motion si sponzor medial i Streetballit i ka transmetuar non-stop live të gjitha garat përgjatë 7 ditëve, përderisa super-finalen e sotme do ta transmetojë direkt edhe televizioni numër një në vend, Klan Kosova.

Të dashur adhurues të Streetball Kosovës, për juve që s’mund të jeni në fushat ku mbahen garat, organizatorët kanë mendur edhe për ju, andaj mos harroni, gara e super-finales nga ora 16:00 non-stop live në Art Motion, por edhe në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.