Basketboll

KOSOVA SOT KËRKON FITOREN NDAJ BRITANISË, PËR SHPRESA NË KUALIFIKIME

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës, ditën e sotme do ta luajë ndeshjen e dytë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, sonte me fillim nga ora 20:30 djelmoshat tanë do të ndeshen me ekipin e Britanisë së Madhe, ndeshje kjo që mund ta përcaktojë rrugën e ekipit tonë në këto kualifikime.

Përfaqësuesja jonë ka nevojë për përkrahjen tuaj si asnjëherë më parë, andaj të shkojmë sonte në “Minatori” dhe ti përkrahim djemtë tanë që vetëm me ndihmën e “DARDANËVE” mund t’ia dalin.

Komentet janë të mbyllura.