Basketboll

EDHE ARDIT PEPAJ VAZHDON ME YLLIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit po vazhdon me konsolidimin e skuadrës për edicionin e ri.

Therandasit kanë konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimin me fundorin istogas, Ardit Pepaj.

“Edhe pse Istogu dhe Suhareka kanë një largësi jo të vogël, Ardit Pepaj si duket po bën edhe një shtëpi të dytë në zemrat e suharekasve. Ai do të vazhdon të mbrojë ngjyrat e Golden Eagle YLLIT edhe për një sezonë.

Ardit Pepaj, 19-vjeçari fundor që dominon me gjatësinë e tij prej 195cm, ka shfrytëzuar gjithë kohën mes dy sezoneve të stërvit dhe premton një lojë të mirë sivjet.

“Qëllimi im është që me pasë paraqitje sa më të mira dhe me i ndihmu klubit me u ngrit sa më lartë. Besoj fuqishëm që Golden Eagle YLLI do të jetë ekip edhe më i mirë se sa ishte sezonin e kaluar”, citohet të ketë thënë Pepaj pasi nënshkroi përsëri me Yllin.

 

Komentet janë të mbyllura.