Basketboll

PLANTAK ARRIN NË RAHOVEC, “VRESHTARËT” SOT NISIN STËRVITJET

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit sot do ti nisë përgatitjet për stinorin e ri.

Drejtuesit e Rahovecit kanë bërë me dije, se sot do ti nisin stërvitjet për edicionin e ri dhe skuadrës do ti prijë kryetrajneri Neven Plantak.

Ditën e djeshme në qytetin e Rahovecit ka arritur edhe kryetrajneri i skuadrës, Neven Plantak dhe skuadra ditëve të ardhshme do të kompletohet edhe me lojtarë.

Komentet janë të mbyllura.