Basketboll

YLLI SJELL RISI NË BASKETBOLLIN KOSOVAR: FORMON SKUADRËN B

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit ka sjellir një risi interesante në basketbollin por edhe në sportin kosovar në përgjithësi.

Nga sivjet skuadra therandase do ta ketë edhe ekipin e dytë, ku do ti zhvillojë basketbollistët e rinjë.

“Duke parë zhvillimet në klub dhe numrin e madh të të rinjve që kemi në klub, kemi vendosur të krijojmë edhe një ekip të dytë. Do të jetë Golden Eagle YLLI B që do të marrë pjesë në Ligën e Dytë të Basketbollit të Kosovës. Ky ekip formohet për të angazhuar edhe të rinjtë vendorë që të kenë minutazhë më të madhe dhe jo të bazohen vetëm në ekip të parë”, shkruan faqja zyrtare e Yllit.

Vlen të ceket se Ylli e sjell këtë risi për herë të parë në vendin tonë.

Komentet janë të mbyllura.