Basketboll

HAMANE NIANG PRESIDENT I RI I FIBA BOTËS

Hamane Niang është zgjedhur president i ri i FIBA Botës nga delegatët e 156 shteteve nga mbarë bota.

Gjithashtu në Kongresin e 21-të FIBA Botës është zgjedhur edhe Bordi i ri.

Niang më herët ka qenë zëvendëpresident i FIBA Botës, president i FIBA Afrikës, president i Federatës së Basketbollit të Malit, si dhe ministër i Sportit të Malit.

Ai do të jetë president i FIBA Botës deri më 2023, duke zëvendësuar Horacio Muratore. Niang u zgjodh me vota unanime.

Për herë të parë po përfaqësohet edhe Kosova me Sekretaren e Përgjithshme të FBK-së, Elvira Dushku, e cila ishte e me të drejta të barabarta me të gjithë delegatët tjerë.

Përveç Kongresit, Dushku do të jetë mysafire në Ceremoninë hapëse, në dy ndeshje të këtij Botërori, si dhe në seminare të ndryshme që do të organizohen.

Anëtarë e Bordit të FIBA Botës janë:
Celestine Adjanohoun nga Benini
Jean-Michel Ramaroson nga Madagaskari
Michele O’Keefe nga Kanada
Marcelo Luis Bedoya Murto nga Paraguay
Usie Richards nga Virgin Islands
Yuko Mitsuya nga Japonia
Erick Thohir nga Indonesia
Carmen Tocala nga Rumania
Jean-Pierre Siutat nga Franca
Antti Zitting nga Finlanda
Asterios Zois nga Greqia
Karo Lelai nga Papua New Guinea
David Reid nga Australia

Komentet janë të mbyllura.