Basketboll

BASHKIMI NISË STËRVITJET, VIHET NË PIKËPYEJE PJESMARRJA NË GARA PËR EDICIONIN E RI!

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e meshkujve, përkundër telasheve ligjore e financiare ka nisur stërvitjet për edicionin e ri.

Klubi portokallinjë nëpërmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, ka njoftuar për gjendjen në të cilen gjendet klubi.

Në vazhdim ju sjellim tekstin e skuadrës prizrenase pa ndërhyrje:

“Te nderuar sportiste dhe sportedashes,
Sot nga ana e FIBA-s eshte konfirmuar qe KB Bashkimi-it i mundesohet riprogramimi i borxhit ndaj dy rasteve Gruev dhe Shamadan, borxh i sezonit 2017/2018 dhe i cili duhet te perfundohet ne afat prej 10 muajsh. Borxhe si ky dhe ai ndaj ATK (periudha 2012-2018) jane borxhe qe klubit i kane sjelle shume probleme ne aspektin e zhvillimit te metutjeshem.
Me anagazhimin e kryesise se tanishme kemi arritur qe ATK-s ti paguajme shumen prej 12,000.00€ ne menyre qe te debllokohet llogaria e cila e pamundeson funksionimin normal te klubit, me shprese qe ne ditet ne vijim BQK do te liroj llogarine. Ne anen tjeter borxhi ndaj lojtareve Gruev dhe Shamadan ka sanksionuar KB Bashkimin me mospjesmarrje ne ligen e Kosoves dhe ndalese te transferimeve te reja! Pritet qe te behet pagesa prej 18,000.00€ qe klubit ti mundesohet pjesemarrja ne gara dhe trenasferimi i lojtareve si vendas ashtu edhe te huaj!
KB Bashkimi ka filluar stervitjet javen e kaluar dhe po presim keto dy institucione FIBA dhe ATK te na lirojne nga bllokadat”, 
thuhet në njoftimin e skuadrës prizrenase.

Mbetet të shihet në ditët e ardhshme se a do të lejohet Bashkimi të marrë pjesë në gara.

Komentet janë të mbyllura.