Basketboll

AUSTRALIA VAZHDON ME FITORE NË BOTËROR

Prishtinë(AsistiOnline) – Australia ka shënuar edhe fitoren e radhës në Kampionatin Botëror në Kinë.

Australianët edhe pse me vështirësi kanë mposhtur Senegalin me shifrat 81-68.

Patty Mills me 22 pikë, Joe Ingles me 17 pikë, si dhe Aron Baynes me 12 pikë, ishin më të dalluarit në fitoren e Australisë.

Tek Senegali s’mjaftuan për fitore, Xane Dalmeida me 14 pikë dhe Maurice Ndour me 13 pikë.

Me këtë fitore Australia pothuajse kalon në fazën e dytë të këtij Botërori edhe pse do ta ketë ndeshjen e fundit në fazën e grupeve.

Komentet janë të mbyllura.