Basketboll

BASHKIMI(F) TRANSFERON ARBA HASHANIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave ka kryet edhe një transfer para edicionit të ri.

Ekipi prizrenas ka transferuar në skuadër, talenten e re Arba Hashani nga Prishtina.

Plejmejkerja Arba Hashani që i është bashkuar Bashkimit, edicionin e shkuar ka fituar titullin dhe Kupën me U16 të Kerasan Prishtinës dhe është ndër më tëdalluarat në gjeneratën e saj. Gjatë verës Hashani ishte pjese e Kosovës u16 dhe u18 në kampionatin evropian. Shquhet per gjuatje të sakta për tre pikë.

Komentet janë të mbyllura.