Basketboll

EKSKLUZIVE: PEJA AFËR RIKTHIMIT NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Një super-super lajm për basketbollin kosovar si duket po vije shumë shpejtë.

AsistiOnline.com nga burime ekskluzive, ka marrë vesh se skuadra e KB Pejës është afër të rikthehet përsëri në elitën e basketbollit kosovar.

Këto burime madje kanë konfirmuar se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të cilat pritet të definohen dhe Peja definitivisht ti kthehehet basketbollit të Kosovës, që i kishte munguar shumë stinorin e kaluar.

Lajmin se Peja pritet të rikthehet këtë vit e ka paralajmëruar edhe ish-Presidenti i FBK-së, Erolld Belegu që ka thënë se Peja pritet të jetë anëtare e re e Superligës sivjet.

Pejanët vitin e kaluar nuk garuan fare në elitën e basketbollit kosovar por as në rangje tjera, shkaku i disa telasheve financiare dhe iu pamundësua garimi nga FBK dhe FIBA.

Komentet janë të mbyllura.