Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Serbisë i ka mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në garën për pozitat 5-8 në Kampionatin Botëror “Kina 2019”.
Ekipi i Sasha Djordjevicit, sot e administroi shumë më mirë sesa Amerika ndeshjen, duke arritur që të fitojë në fund këtë takim shumë të rëndësishëm me shifrat 94-89.
Në këtë fitore të Serbisë sot kontribuesi kryesorë ishte, Bogdan Bogdanovic me 28 pikë dhe Vladimir Lucic me 15 pikë.
Tek USA s’mjaftoi për fitore, Harrison Barnes me 22 pikë.