Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe dy ditë na ndajnë nga ndeshjet e Superkupës së Kosovës që zhvillohen në Palestrën moderne “Mizahir Isma” në Rahovec.
Në të dyja konkurencat, për meshkujt dhe femrat(seniorë) luhen ndeshjet e Superkupës të cilat pritet të dhurojnë shumë rivalitet për shikuesit që si zakonisht, pritet të jenë të shumtë në palestrën e Rahovecit, që u vu në funksion të sportistëve vitin e kaluar.
Tek meshkujt, nikoqiri Rahoveci luan ndaj Sigal Prishtinës. Përderisa tek femrat, Prishtina luan ndaj Bashkimit.
Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me klubin e Rahovecit, janë organizatorë të këtij evenimenti shumë interesant basketbollistik në vendin tonë.
Të dyja ndeshjet luhen të martën, përderisa transmetohen direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.