Basketboll

PROFILI I GOLDEN EAGLE YLLIT: SEZON DËSHPËRUES, KËRKOJNË RIKTHIMIN E KRENARISË

Prishtinë(AsistiOnline) – Radha për t’ia analizuar profilin i ka ardhur skuadrës tjetër simpatike, asaj të Golden Eagle Yllit.

Njëra ndër skuadrat më të vjetra në basketbollin e Kosovës që gjithmonë i ka sjellur lojtarë cilësorë por edhe organizim përbrenda klubit për ta bërë të denjë në garë me ekipet e tjera.

Përkundër organizimit të mirë për çdo vit, sukseset e klubit realisht kanë munguar dhe Ylli tash po e kërkon suksesin me ngulm.

Stinori i shkuar ishte një sezon që premtonte shumë për tifozët e klubit nga Theanda, por që Ylli realisht dështoi në objektivat që ishin vënë para nisjes së stinorit dhe ky ishte një dëshpërim i madh për tifozët e klubit. Golden Eagle Ylli stinorin e rregullt e përfundoi në pozitën e dytë me 20 fitore e 8 humbje. Por në “Play Off” therandasit u mposhtën hidhur nga rivalët e Rahovecit me seri prej 3-0, përderisa edhe në “Final Four” u mposhtën nga Prishtina dhe kështu u mbyllë stinori për ta pa ndonjë sukses.

Përkundër dështimit dhe dëshpërimit nga stinori i kaluar, Golden Eagle Ylli rrugëtimin drejt titujve do ta vazhdojë edhe sivjet, duke pretenduar thyerjen e tabusë sivjet.

Rosteri i Golden Eagle Yllit, për dallim nga ai i stinorit të kaluar ka ndryshuar deri diku. Tek forcat vendore, ka pasur disa lëvizje të theksuara, por lëvizjet kryesore janë bërë me lojtarët e huaj që kanë ardhur të shumtë në numër.

Shtabi teknik edhe sivjet do të udhëhiqet nga trajneri më i trofeshëm në basketbollin e Kosovës, Arben Krasniqi.

Stinorin e shkuar Ylli kishte në përbërje këta lojtarë: Egzon Kuqi, Drilon Shala, Endrit Elshani, Artin Gashi, Ardit Pepaj, Leonit Veliu, Flori Gashi, Leonard Mekaj, Alban Veseli, Garrius Holloman, Romelo Banks, Terell Everett, Bambale Osby.

Ndërsa Ylli sivjet përbëhet nga këta lojtarë: Egzon Kuqi, Drilon Shala, Endrit Elshani, Artin Gashi, Ardit Pepaj, Leonit Veliu, Flori Gashi, Valon Bunjaku, Altin Morina, Samir Zekiqi, Rilind Krasniqi, Getoar Arifaj, Arben Camaj, Jamel McKay, Jerome Adger, Alante Fenner.

Ky i fundit është rosteri i Golden Eagle Yllit për edicionin e ri me të cilin, “xhebrailat” sivjet do të synojnë suksese, sepse janë të etur për to. Pra ambiciet e Yllit sivjet janë asgjë më pak e më shumë sesa trofetë.

Komentet janë të mbyllura.