Basketboll

SFIDA E DITËS, FERONIKELI IA BËN “SEFTE” NDAJ YLLIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme luhet edhe sfida e dytë e xhiro’së hapëse të stinorit të ri 2019/20 në Superligën e Basketbollit tonë.

Ndeshja e dytë e paraparë për këtë xhiro, është ajo në mes të Golden Eagle Ylli – Feronikeli, që nisë në ora 19:00 në Therandë.

Vlen të ceket se për Feronikelin, kjo është ndeshja e parë dhe debutuese në Superligë dhe natyrisht pritet të jetë e veçantë. Përderisa, Golden Eagle Ylli do të kërkojë ta nisë mbarë këtë edicion të ri me ndryshimet e shumta që ka bërë në skuadër.

Ndeshja transmetohet direkt në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Dje u luajt ndeshja hapëse e stinorit, ku Bashkimi mposhti Lipjanin, 107-57.

Ndërsa nesër luhen sfidat:

17:00: Ponte Prizreni-Peja.

18:00: Rahoveci-Prishtina. Trepça pushon.

Komentet janë të mbyllura.