Basketboll

PËRBALLJA E DYTË E DITËS, LUHET NË KRYEQYTET

Prishtinë(AsistiOnline) – Përballja e dytë e ditës së sotme në Basketbollin e Kosovës, zhvillohet në Prishtinë.

Kampionët aktualë të vendit, Sigal Prishtina e pret në Pallatin e Sporteve, ekipin e Ponte Prizrenit, përballje kjo tejet interesante e ditës së sotme.

Të dyja ekipet kanë bërë disa ndryshime të dukshme në skuadra dhe synojnë rezultatin pozitiv nga ky takim.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në Platformën numër një në vend, “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.