Basketboll

YLLI EMËRON PRESIDENTIN E RI TË KLUBIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Golden Eagle Yllit është bërë me President të ri të skuadrës.

Faqja zyrtare e klubit therandas në Facebook, ka publikuar lajmin se kryetari i deritanishëm i skuadrës, Naim Berisha është shkarkuar nga pozita e të parit të klubit, përderisa strukturat organizative të klubit, menjëherë e kanë zëvendësuar Z.Berishën me një emër të ri.

Në vijim e gjeni komunikatën e klubit pa ndërhyrje:

“Më 9 tetor 2019 u mbajt Kuvendi i Jashtëzakonshëm. Në këtë Kuvend u diskutua për situatën në klub dhe disa prej problemeve të trashëguara financiare.

Pas kësaj nga Kuvendi u propozua shkarkimi i kryetarit të deritashëm Naim Berisha. Delegatët, që në numër ishin 24, votuan unanimisht për shkarkim. Për punën e deritashme u falenderua.

Kuvendi propozoi që kryetar të zgjidhet profesor Hamdi Bytyçi, për çka u votua unanimisht.

Kryetari i ri, Hamdi Bytyçi para delegatëve të Kuvendit të Klubit tha se kjo detyrë nuk është privilegj, por përgjegjësi për t’i ndihmuar klubit. Gjithashtu, falenderoi paraardhësin për punën e deritashme.

Gjithashtu, në këtë mbledhje Kuvendi u zgjodh Bekim Kryeziu që të jetë drejtor operativ”, shkruan komunikatabe therandasve.

Komentet janë të mbyllura.