Basketboll

E DYTA ME RADHË PËR PRIZRENIN, LIPJANI MBETET PA FITORE

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit e ka arritur edhe fitoren e dytë me radhë në elitën e Basketbollit tonë.

Prizrenasit si mysafirë të Lipjanit kanë arritur fitore me rezultatin 101-121.

Ndeshja ishte shumë interesante sidomos në dy çerekët e parë të ndeshjes që ishin shumë të ngushtë(29-29, 28-32). Përderisa në çerekun e tretë dhe të katërt Ponte Prizreni ishte më ritmike në lojë dhe arriti fitore ndaj Lipjanit në fund.

Malcolm Canada me shifrat magjike triple-double(27pk, 11krc, 13ast), Urim Zenelaj me double-double poashtu(25pk 12krc) , Qëndrim Ajazaj me double, double(17pk, 11krc), si dhe Elliot Cole me 21 pikë, ishin më të dalluarit në fitoren e Ponte Prizrenit sonte.

Tek Lipjani s’mjaftuan për fitore, dy amerikanët, Stuckey me 41 pikë e Samuels me double, double(20pk, 13krc).

 

Komentet janë të mbyllura.