Basketboll

NË PEJË HAPET XHIRO E PESTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Këtë vikend do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së pestë në Superligën e Meshkujve të Basketbollit tonë.

Sfida e cila e hap këtë xhiro, është ajo në mes të Pejës dhe Lipjanit, ekipe me synime diametralisht të kundërta sivjet.

Pejanët shihen favoritë për të fituar duelin, shkaku që kanë dy fitore e një humbje, derisa lipjanasit kanë katër humbje nga katër ndeshje të luajtura.

Ndeshja e sontme nisë në ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vend “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.