Basketboll

SOT NISË EDICIONI I RI NË LIGËN E DYTË

Në këtë fundjavë do të fillojë Liga e Dytë në basketboll. Kjo ligë numëron dhjetë skuadra dhe pritet të jetë një edicion shumë interesant, me katër skuadrat e parë që hyjnë në “Play-off”, me shpresë se do të hyjnë në Ligën e Parë.

Në javën e parë do të zhvillohen ndeshje interesante, ku të shtunën përballen As Kastrioti-United Basketball dhe Sfera-Megasport.

Edhe të dielën priten ndeshje me interes, ku përballen Fushë Kosova-Dukagjini, Llapi-Golden Eagle Ylli B dhe Gjakova-Kaçaniku.

Liga e Dytë – Java 1

E shtunë

18:00 AS Kastrioti – United Basketball (Obiliq)

19:30 Sfera – Megasport

E diel

13:00 Fushë Kosova – Dukagjini (Drenas)

13:00 Llapi – Golden Eagle Ylli B

16:00 Gjakova – Kaçaniku

Komentet janë të mbyllura.