Basketboll

FITORE TË PRITURA TË BARÇËS DHE EFESIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur edhe xhiro e tretë e Euroligës me dy ndeshje të fundit në program.

Anadolu Efesi ka arritur fitore si mysafir i Valencias në Spanjë me shifrat e përgjithshme 78-83.

Krunoslav Simon me 19 pikë, ishte më i disponuari për fitoren e Efesit sonte.

Në anën tjetër fitore të thellë sonte ka arritur, Barcelona që si vendase ka mposhtur 103-84, ekipin gjerman të Alba Berlinit.

Cory Higgins me 22 poentime ishte koshashënuesi më i spikatur tek Barca që sivjet është skuadra më bindëse në këtë fillim stinor për titull kampioni.

Komentet janë të mbyllura.