Basketboll

PRISHTINA TRIUMFON BINDSHËM NË LIPJAN

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Sigal Prishtinës e ka vazhduar formën e saj të mirë në elitën e basketbollit kosovar.

Kryeqytetasit kanë arritur fitore në udhëtim tek Lipjani me rezultat të përgjithshëm 70-105.

Qysh në start Prishtina tregoi forcën reale të saj duke e mbyllur çerekun e parë me epërsi të konsiderueshme(11-27) e në të dytin tempo e Prishtinës ra paksa, duke bërë që Lipjani ta fitojë ngushtë këtë çerek(21-19), por jo t’ia merrte epërsinë Prishtinës.

Në pjesën e dytë pamë vetëm një skuadër në parket dhe ajo ishte Prishtina që i fitoi të dy çerekët e fundit pa telashe(18-28, 20-31)

Tek Prishtina në fitore sonte kontribuan, Dardan Berisha me 29 pikë, Fahro Alihodzic me 21 pikë e Edmond Azemi me double, double(11pk, 13krc).

Tek Lipjani më të dalluarit ishin, De Vaughn Jenkins me double, double(23pk, 10krc) e DeMarcus Stuckey me 26 pikë.

Kjo është fitorja e katërt e Prishtinës këtë stinor, karshi një humbje, përderisa Lipjani pëson edhe disfatën e gjashtë këtë stinor sivjet.

Komentet janë të mbyllura.