Basketboll

BASHKIMI(F) PËRMBYS PRISHTINËN PËR FITORE, FORCON KRYESIMIN NË TABELË

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi i Prizrenit ka mposhtur Mabetex Prishtinën, në ndeshjen kryesore të xhiros në Superligën e femrave.

Vashat prizrenase me rikthim në sekondat e fundit të ndeshjes, kanë arritur fitore të madhe si mysafire të vashave prishtinase me rezultat 69-74.

Kjo ndeshje në tri periudhat e para(21-19, 17-13, 16-13) të ndeshjes foli për Prishtinën, por rikthimi i madh i Bashkimit erdhi në çerekun e fundit kur realizoi 29 pikë e pranoi vetëm 15 sosh, me ç’rast erdhi tek fitorja.

Aisha Belarabe e Khadija Brown me nga 23 pikë secila, ishin lojtaret më të dalluara në fitoren e Bashkimit sonte.

Te Prishtina s’mjaftuan për fitore, Danisha Shaw me 27 pikë, Era Shatri me 17 pikë e Irma Konjusha me 15 sosh.

Bashkimi tash shkëputet i pari në tabelë me dy fitore nga dy ndeshje në stinorin e ri. Përderisa, Prishtina bie në vendin e tretë me një fitore e një humbje.

 

Komentet janë të mbyllura.