Basketboll

SONTE STARTON EDICIONI I RI I LIGËS MË TË FORTË TË BASKETBOLLIT NË BOTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA stinorin e saj të ri do ta fillojë natën e sontme.

Të gjitha adhuruesit e basketbollit amerikan dhe njëherazit ligës më pikante dhe kulmore të basketbollit në botë, do të kenë mundësi ta shohin përsëri artin e kësaj lige gjigante të basketbollit, por kësaj radhe më ndryshe dhe në një vend të veçantë.

E më e mira e tërë kësaj ngjarje sivjet, është fakti se të drejtat ekskluzive të transmetimit do ti ketë Platforma më ekskluzive dhe atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Për 6 vite me radhë, NBA do të transmetohet vetëm dhe ekskluzivisht në një adresë “ART MOTION”, Platforma e cila po bën revolucion me transmetime për sport në vendin tonë, duke sjellur risi të papara më herët për sportdashësit kosovarë.

6 ndeshje në javë, do të transmetohen në “Art Sport”, përderisa transmetim të ndonjërës prej ndeshjeve javore, do të ketë edhe në televizionin e Klan Kosovës.

Si asnjëherë më parë, ekipet në këtë ligë janë stër-përforcuar deri në “dhëmbë” dhe me të vërtetë adhuruesit e basketbollit kanë arsyje për të ndenjur, zgjuar deri në orët e vona, për ti parë ndeshjet e NBA-së, sidomos sivjet.

Sonte në startin e ligës, në planprogram hapës janë të parapara për tu zhvilluar dy ndeshje.

Ndeshja hapëse e stinorit të ri të NBA-së, është ajo në mes të, New Orleans Pelicans dhe kampionit aktual të ligës, Toronto Raptors që nisë nga ora 02:00, pas mesnate.

Ndeshja e dytë e natës, pa dyshim pritet të jetë, super-derbi i Los Angeles, ndërmjet Lakers dhe Clippers, ekipe të cilat janë super-përforcuar sivjet dhe synojnë titullin e ligës medoems, kjo ndeshje nisë në ora 04:30 e mesnatës.

Përderisa nesër zhvillohet ndeshja, Boston-Philadephia 76ers me fillim nga ora 01:30 në mesnatë.

Të trija ndeshjet transmetohet direkt në Art Sport 1. Shikim të këndshëm.

Komentet janë të mbyllura.