Basketboll

XHIRO E 7-TË, HAPET NË PRIZREN

Prishtinë(AsistiOnline) – Sot vazhdon Superliga e Kosovës në Basketboll, në planprogram me xhiron e shtatë.

Kjo xhiro hapet në Prizren, me duelin ndërmjet Ponte Prizrenit si nikoqirë dhe mysafirëve të Golden Eagle Yllit nga Theranda.

Ponte Prizreni do të ballafaqohet me Golden Eagle Ylli dhe deri tani prizrenasit kanë tre fitore dhe tre humbje, derisa therandasit katër fitore dhe një humbje.

Ndeshja nisë sot në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.