Basketboll

EKSKLUZIVE: TËRMET TEK YLLI, SHKARKOHET ARBEN KRASNIQI, VJEN KY TRAJNER…

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas humbjes së djeshme nga Ponte Prizreni, skuadra e Golden Eagle Yllit, ka marrë vendim që ta shkarkojë trajnerin e deritanishëm, Arben Krasniqi.

AsistiOnline.com ka marrë vesh ekskluzivisht, nga burime pranë klubit nga Theranda, se drejtuesit e skuadrës kanë marrë vendim që ta shkarkojnë nga detyra e trajnerit, Arben Krasniqin dhe ky lajm pritet të bëhet zyrtar sonte.

Burimet e njejta të AsistiOnline.com kanë konfirmuar poashtu, se në rolin e kryetrajnerit tek Ylli pritet të emërohet malazezi, Dragan Radovic.

Radovic ditën e djeshme ishte i lidhur ngushtë edhe me një kalim tek skuadra e Rahovecit, por që sipas të njëjtave burime, ishte oferta më e mirë financiare e Yllit, ajo që e bindi Radovicin t’ju bashkohet “Xhebrailave” e jo “Vreshtarëve”.

Komentet janë të mbyllura.