Basketboll

ZYRTARE: RAHOVECI NDËRRON PISTË, EMËRON ILIEVSKIN TRAJNER TË SKUADRËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas shkarkimit të Neven Plantakut, KB Rahoveci e ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës.

Maqedonasi, Marjan Ilievski do të t’ju prijë “vreshtarëve” në vijim të edicionit dhe zyrtarizimin e tij si trajner i Rahovecit e ka dhënë faqja zyrtare e klubit.

Ilievski edhe më parë ka qenë trajner në Kosovë, konkretisht tek skuadra e Sigal Prishtinës me ç’rast përpos titujve vendorë ai me Prishtinën e pati fituar edhe Ligën Ballkanike. Së fundmi Ilievski ishte trajner i skuadrës maqedonase, Blokotehna duke e fituar Ligën Ballkanike edhe me ta.

Vlen të theksohet se Rahoveci ishte në bisedime intenzive për postin e trajnerit edhe me malazezin Dragan Radovic, por marrëveshja dështoi krejt në fund të negociatave.

Komentet janë të mbyllura.