Basketboll

MBYLLET XHIRO E KATËRT E EUROLIGËS, REZULTATE SENZACIONALE

Prishtinë(AsistiOnline) – Është mbyllur edhe xhiro e katërt e Euroligës me takimet që u zhvilluan dje dhe sonte.

Si zakonisht rivalitet në mes të ekipeve edhe sonte ishte i jashtëzakonshëm dhe u arritën rezultate tejet befasuese.

CSKA Moska pësoi humbjen e parë të stinorit duke u mposhtur nga Olimpiakosi 79-84.

Ndeshja më interesante e mbrëmjes u zhvillua në Lituani. Atje ku Zeniti i Shën Petersburgut të Rusisë arriti ta mposhtë Zalgiris Kaunas pas vazhdimeve 70-82, pasi koha e rregulltë përfundoi baraz 62-62.

Humbje befasuese dhe të tretën e stinorit nga 4 ndeshje sivjet e pësoi edhe gjiganti Fenerbahçe që u mposht në udhëtim nga Maccabi Tel Aviv me rezultatin 67-55.

Humbje sonte pësoi edhe nën-kampioni i garës, Reali i Madridit që u mposht në udhëtim nga Bayerni i Mynihut 95-86.

Dhe në fund, xhiro u mbyll me dy ekipe spanjolle, ku Barcelona mposhti Valencian 83–77 dhe pas katër xhirosh në Euroligë, mbetet ekipi i vetëm i pamposhtur.

Komentet janë të mbyllura.