Basketboll

BOSTONI ME PËRMBYSJE FITON DERBIN NDAJ BUCKS

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics e kanë fituar kryendeshjen e mesnatës në NBA, ndaj Milwaukee Bucks.

Ishin Bucks ata që e patën epërsinë e thellë pas pjesës së parë 42-58, por Bostoni u rikthye furishëm në pjesën e dytë, duke e përmbysur ndeshjen dhe duke fituar në fund 116-105.

Walker me 32 pikë e Tatum me 25 sosh, ishin lojtarët më të dalluar në këtë fitore të madhe të Bostonit.

Tek Bucks s’mjaftuan për fitore assesi, Middleton me 26 pikë e Antetokunmpo me 22 sosh.

https://m.youtube.com/watch?v=ARMwoebC2Pg

Komentet janë të mbyllura.