Basketboll

WARRIORS KTHEHEN TEK HUMBJET, CURRY THYEN DORËN

Prishtinë(AsistiOnline) – Telashet për ish-kampionët e NBA-së, Golden State si duket sivjet s’kanë të ndalur.

Në mesnatën e djeshme, përpos humbjes që pësuan nga Phoenix Suns 110-121, Warriors humbën edhe lojtarin kryesor të ekipit, Stephen Curry që theu dorën e majtë, pas një dueli me qendrën e Phoenixit, Baynes.

Devin Booker me 31 pikë e Aron Baynes me 24 sosh, u dalluan në këtë fitore të madhe të Suns.

Tek Warriors u dalluan, Paschall me 20 pikë e Robinson me 17 sosh.

 

Komentet janë të mbyllura.