Basketboll

SPURS NJOFTOHEN ME HUMBJE NGA CLIPPERS

Prishtinë(AsistiOnline) – LA Clippers e kanë arritur edhe fitoren e radhës në stinorin e ri në NBA.

Clippers në mesnatë, kanë arritur një fitore tejet të vështirë ndaj, San Antonios me rezultatin 103-97.

Leonard me plotë 38 pikë e Harrell me 24 sosh, ishin më të dalluarit në këtë fitore të Clippers dje.

Tek SAS, s’mjaftuan për triumf, DeRozan me 29 pikë e White me 20 pikë.

Clippers arriti edhe fitoren e katërt sivjet, karshi dy disfatave, ndërsa Spurs pas tre fitoreve pësoi disfatën e parë.

Komentet janë të mbyllura.