Basketboll

SOT TRI DUELE, TEJET INTERESANTE NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Tri ndeshje shumë interesante na presin sot, në kuadër të xhiros së tetë në Superligën e Basketbollit Kosovar.

Me fillim nga ora 17:00, Golden Eagle Ylli që vjen me ndryshime në shtabin teknik do të përballet me Pejën. Therandasit kanë katër fitore dhe dy humbje në këtë edicion, derisa pejanët kanë tre fitore dhe tre humbje.

Ndeshje shumë interesante pritet të jetë edhe ajo ndërmjet Trepçës dhe Feronikelit që nisë në ora 19:00. Mitrovicasit nga gjashtë ndeshje, kanë një fitore dhe pesë humbje, kurse skuadra nga Drenasi, që debuton në Superligë, ka dy fitore dhe katër humbje. 

Xhiroja e tetë përmbyllet me sfidën ndërmjet Rahovecit dhe Ponte Prizrenit që nisë në ora 21:00. Vreshtarët kanë pesë fitore dhe një humbje, kurse skuadra nga Prizreni ka katër fitore dhe tre humbje.

Të gjitha ndeshjet transmetohen ‘LIVE’ në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.