Basketboll

SOT HAPET XHIRO E MESJAVËS, ZHVILLOHET VETËM NJË NDESHJE

Prishtinë(AsistiOnline) – Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë e Superligës së Kosovës në basketboll.

Sa i përket ditës së sotme, sonte zhvillohet vetëm një takim dhe ai hapës sa i përket kësaj xhiroje.

Sonte zhvillohet, sfida Lipjani-Trepça me fillim nga ora 19:00. Lipjanasit në shtatë ndeshje kanë pësuar shtatë humbje dhe nuk dinë për fitore në këtë edicion, derisa mitrovicasit në shtatë përballje kanë vetëm një fitore dhe gjashtë humbje.

Ndeshja e sontme si edhe ndeshjet tjera, transmetohet direkt në Platformën numër një në vend “Art Motion”.

Komentet janë të mbyllura.