Basketboll

RAHOVECI FITON NË ”KARAGAC”, RIKTHEN POZITËN E LIDERIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Rahovecit e ka fituar kryendeshjen e xhiros së mesjavës në elitën e basketbollit tonë ndaj Pejës.

”Vreshtarët” kanë arritur fitore të madhe në udhëtim tek skuadra e Pejës me rezultat tejet të ngushtë 75-83.

Rahoveci që në start e nisi më mirë duelin, duke e fituar çerekun e tretë 17-21. Ndërsa në të dytin, Peja paksa u këndell duke arritur ta fitojë këtë periudhë ngushtë 23-21. Por pjesa e parë përsëri i takoi Rahovecit 40-42. Loja e ngushtë dhe shumë interesante vazhdoi edhe në pjesën e dytë, kjo bëri që perioda e tretë për nga pikët e shënuara të të dyja ekipeve të jetë e barabartë 20-20. E fituesi i kryendeshjes së javës së nëntë në elitën e basketbollit tonë u përcaktua në periodën e katërt, kur Rahoveci bëri dallimin dhe e fitoi këtë periudhë 15-21, por edhe krejt ndeshjen.

Pikë dyshifrore në fitoren e Rahovecit sonte arritën, Chris Bradford e Javis Howard me nga 16, Alban Veseli realizoi 15 pikë e Jure Gunjina arriti 14 sosh.

Tek Peja s’mjaftuan për triumf, Malcolm Armstred me 18 pikë e Henrik Sirko me 17 sosh.

Rahoveci sonte arrin fitoren e shtatë në Superligë, krahas vetëm një humbje dhe merr kreun e renditjes tabelare. Përderisa, Peja mbetet në kuotën e 4 fitoreve dhe po aq humbjeve.

Komentet janë të mbyllura.