Basketboll

NË PEJË E LIPJAN, MBYLLET XHIRO E 10-TË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme do të vazhdojë me ndeshjet e saj, xhiro e 10-të e Superligës së Basketbollit tonë.

Në plan program për sot janë dy ndeshje, njëherazit edhe të fundit për këtë xhiro.

Ndeshje interesante do të jetë ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizreni që zhvillohet të dielën, me dy skuadrat që kanë nga katër fitore dhe katër humbje. Kjo ndeshje nisë në ora 17:00.

Ndeshja e fundit e kësaj jave do të zhvillohet ndërmjet Lipjanit dhe Bashkimit. Lipjanasit kanë tetë humbje në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse Bashkimi ka gjashtë fitore dhe dy humbje. Kjo ndeshje nisë në ora 19:00.

Si zakonisht, ndeshjet transmetohen në Platformën numër një në vend “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.