Basketboll

PANATHINAIKOSI ARRIN FITORE NË UDHËTIM TEK BAYERNI

Prishtinë(AsistiOnline) – Panathinaikosi i Greqisë, ka realizuar një fitore bindëse në kuadër të xhiros së 10-të në Euroligë.

Grekët nga Athina kanë triumfuar në udhëtim tek Bayerni i Mynihut me shifrat 75-87.

Deshaun Thomas me 14 pikë e Tyrese Rice me 13 sosh, ishin lojtarët që spikatën në fitoren e Panës sonte.

Tek Bayerni s’mjaftuan për fitore, Paul Zipser me 23 pikë e Greg Monroe me 15 sosh.

Komentet janë të mbyllura.