Basketboll

PEJA SONTE NIKOQIRE E FERONIKELIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Pas shtyerjes një ditore, të dy ndeshjeve të elitës së basketbollit kosovar, sonte vazhdon zhvillimi i tyre.

Në “Karagaç” të Pejës, ekipi me po të njëjtin emër i bën konak, Feronikelit të Drenasit në një ndeshje tejet interesante.

Të dyja ekipet kanë nga 14 pikë në tabelë, Peja deri tani ka 4 fitore e 6 humbje, ndërsa Nikli ka 3 fitore e 8 humbje, andaj ndeshja pritet të jetë tejet interesante.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.