Basketboll

PRIZRENI PËRFORCOHET EDHE ME NJË LOJTAR TË HUAJ

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e KB Ponte Prizreni po vazhdon të përforcohet me lojtarë të huaj edhe pse kanë kaluar 13 xhiro nga fillimi i stinorit në elitën e basketbollit tonë.

Prizrenasit sapo konfirmuan lajmin, se kanë nënshkruajtur me lojtarin e huaj, amerikanin Dareial Ranklin.

Ranklin është i gjatë 1.96cm dhe aktivizohet në pozitat 3/4 ku i njëjti ka pasur përvojë në kampionatin Portugez, Danimarkë dhe së fundi në kampionatin e Kilit.

Me rregullimin e dokumentacionit, Ranklin pritet të paraqitet për Prizrenin nga ndeshja e javës së ardhshme.

Video nga lojtari në fjalë.

Welcome Dariel!

#oneteam

Komentet janë të mbyllura.