Basketboll

LIPJANI-PEJA, MBYLLIN XHIRON E 14-TË NË SUPERLIGË

Prishtinë(AsistiOnline) – Xhiro e 14-të në elitën e basketbollit kosovar, mbyllet sonte në Lipjan.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje është ndërmjet Lipjanit dhe Pejës. Lipjanasit kanë 12 humbje në po aq ndeshje të zhvilluara dhe ende janë në kërkim të fitores së parë, kurse pejanët kanë pesë fitore dhe gjashtë humbje. Golden Eagle Ylli pushon në këtë xhiro.

Ndeshja nisë në ora 19:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion”.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.