Basketboll

NË “MINATORI” PËRBALLJA KRYESORE E DITËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme vazhdon me dy ndeshje, xhiro e 14-të në elitën e basketbollit kosovar.

Padyshim që kryendeshja e ditës, zhvillohet në “Minatorin” e nxehtë në Mitrovicë, atje ku takohen, Trepça e Ponte Prizreni.

Deri tani, mitrovicasit kanë dy fitore dhe nëntë humbje dhe presin që sonte ti rikthehen triumfit, kurse prizrenasit kanë shtatë fitore dhe pesë humbje dhe do mundohen që ta rrisin serinë e fitoreve edhe më shumë.

Ndeshja nisë në ora 17:00 dhe transmetohet në Platformën më atraktive në vendin tonë “Art Motion” si dhe Klan Kosova.

Si çdoherë rezultatin me koshashënuesit kryesorë, pas çdo çereku, por edhe raportin final të ndeshjeve, mund ti gjeni ekskluzivisht dhe në kohë reale në AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.